LAJMI I FUNDIT:

Importuesit kinezë të mishit amerikan kërkojnë burime alternative

Importuesit kinezë të mishit amerikan kërkojnë burime alternative

Pas rritjes së tensioneve tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, importuesit kinezë të mishit po kërkojnë alternativa.

Autoritetet kineze kanë vendosur tarifa shtesë mbi importimin e mishit amerikan, në përgjigje të vendimit të Trump-it për të rritur tarifat mbi importin e çelikut dhe aluminit kinez, përcjell Telegrafi.


Kina gjithashtu do të rrisë tarifat mbi mishin e viçit, nëse Trump do të vendosë tarifa për më shumë mallra kineze.

Xu Wei, menaxheri i përgjithshëm i një firme të madhe importi mallrash ushqimore në Shanghai, thotë se vitin e kaluar mishi i importuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës zinte 10 për qind të totalit të importeve të kompanisë. Xu thotë se kompania e tij nuk do ta ndjejë rritjen e tarifave sepse ka gjetur burime alternative nga partnerë europianë dhe australianë.

Mirëpo, disa banorë të Shangait thonë se origjina e mishit nuk përbën ndonjë problem. /Telegrafi/