LAJMI I FUNDIT:

Importi i mallrave, Rusia i hakmerret SHBA-së

Importi i mallrave, Rusia i hakmerret SHBA-së

Ministri rus i Zhvillimit Ekonomik, Maxim Oreshkin, njoftoi sot se Rusia së shpejti do të vendosë taksa shtesë për importin e mallrave amerikane në përgjigje të vendosjes së taksave nga SHBA mbi çelikun dhe aluminin e importuara.

“Për shkak të zgjerimit të masave të mbrojtjes amerikane në lidhje me importet e çelikut dhe aluminit, dhe refuzimit për të kompensuar humbjet ruse, Rusia ka përdorur të drejtat e saj sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë për të futur masa hakmarrëse mbi importet nga SHBA-ja,” tha Oreshkin.


Sipas tij, masat do të lidhen me produktet që kanë ekuivalent në tregun rus dhe nuk do të ndikojnë negativisht në treguesit makroekonomikë.

Ministria njofton se lista e produkteve ndaj të cilave do të vendosen taksa, do të bëhet së shpejti publike.

SHBA në mars vendosi një taksë mbi importet e çelikut dhe aluminit, prej 25 dhe 10 për qind për të gjitha vendet që eksportojnë në SHBA.

Si rezultat, BE-ja paraqiti një kundër-tarifë, dhe e njëjta u njoftua nga Kanadaja, Meksika, India, Turqia dhe të tjerët.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori