LAJMI I FUNDIT:

“Implementimi i MSA-së është bërë me 27.34 për qind” (Video)

“Implementimi i MSA-së është bërë me 27.34 për qind” (Video)

Prej momentit të hyrjes në fuqi e deri në muajin shtator, institucionet e vendit kanë arritur të përmbushin 27.34 për qind të programit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. E, nga 301 masa sa janë paraparë të realizohen, prej tyre janë realizuar vetëm 82, thonë në Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim dhe Informim në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, Flamur Salihu, përmes emailit ka thënë se pengesat në zbatimin e MSA-së janë kryesisht të natyrës sistematike dhe strukturore, ku theksi kryesor bie mbi mungesën e kapaciteteve njerëzore të administratës së Kosovës për të përafruar dhe zbatuar legjislacionin e BE-së, si dhe mungesën e resurseve financiare për të financuar reformat e nevojshme që parashihen me legjislacionin e BE-së. /Tribuna Channel/