Kompania Maxar Technologies publikoi imazhet satelitore të një fshati në rajonin jugor të Khersonit, të marra para dhe pas shkatërrimit të digës dhe përmbytjes që rezultoi.

Në foton e sipërme shihet fshati Korsunka e realizuar me satelit më 15 maj, ndërsa fotografia e poshtme është bërë dje pas përmbytjes së fshatit, transmeton Telegrafi.


1 69

Fotografia më poshtë tregon një krahasim të fotove të shtëpive dhe fermave në fshatin Korsunka, më 15 maj dhe dje pas përmbytjes së shkaktuar nga shkatërrimi i digës së Nova Kakhovkës.

Deri më tani, më shumë se 1000 njerëz janë evakuuar nga zona. Niveli i ujit në Nova Kakhovka filloi të bjerë mëngjesin e sotëm, pas rritjes së djeshme për shkak të shembjes së digës, njoftoi administrata lokale e ngritur nga Moska, raporton Reuters.

2 6

“Niveli i ujit në rrugët e përmbytura më parë të Nova Kakhovka ka filluar të bjerë”, thanë autoritetet lokale në Telegram.

5 1

Menjëherë pas prishjes së digës, niveli i ujit në atë qytet u rrit me 11 metra.

3 3

Sipas të dhënave paraprake, shtatë persona u zhdukën në afërsi të Nova Kakhovkës pas shkatërrimit të hidrocentralit, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Vladimir Leontyev, në kanalin e tij Telegram.

6 1

Ai shtoi se niveli i ujit në Nova Kakhovka ka rënë për 35 centimetra gjatë natës. /Telegrafi/

4 1