LAJMI I FUNDIT:

Imazhet nga hapësira tregojnë se si e ka ndryshuar nxehtësia Britaninë e Madhe (Foto)

Imazhet nga hapësira tregojnë se si e ka ndryshuar nxehtësia Britaninë e Madhe (Foto)

Gjatë dy muajve të fundit, në Britani të Madhe ka mbizotëruar temperaturë shumë e lart, që është përcjellë me mot të kthjellët dhe me diell.

Banorët kanë qenë të shqetësuar me gjendjen, pasi janë mësuar me mot më të freskët, që zakonisht është i vranët dhe me të reshura, transmeton Telegrafi.


Ata kanë shfrytëzuar rrjetet sociale, që të shprehin mllefin e tyre me këto ndryshime, që u kanë penguar shumë, zakonisht derisa udhëtonin, si dhe ua ka prishur rehatinë në shtëpi.

Se gjendja ka ndryshuar në masë të madhe, e tregojnë edhe një imazh i shkrepur nga hapësira, që e tregon territorin me ngjyrë të verdhë, si pasojë e thatësisë.

Derisa gjatë muajit maj gjithçka ishte gjelbër, kjo nuk ndodhë edhe pas dy muajsh, kur dielli të ketë përcëlluar gjithçka, ndërsa shiu ka munguar në masë të madhe.

Më poshtë janë edhe disa fotografi, të cilat janë shkrepur nga qytetarët, që tregojnë për gjendjen nëpër të cilën po kalojnë. /Telegrafi/