LAJMI I FUNDIT:

Imazhe rrëqethëse: Trupat e koreaneve të dhunuara nga ushtarët japonezë, gjatë Luftës së Dytë Botërore (Video)

Imazhe rrëqethëse: Trupat e koreaneve të dhunuara nga ushtarët japonezë, gjatë Luftës së Dytë Botërore (Video)

Është shfaqur për herë të parë një video rrëqethëse, ku shfaqen kufomat e skllaveve të seksit nga Koreja, të dhunuara dhe të vrara nga ushtarët japonezë.

Viktimat – që gjatë historisë janë quajtur si ‘argëtuese të ushtarëve’ – ishin dërguar në Kinë më 1944, ku pasi u vranë mizorisht u dogjën për t’ua humbur gjurmët, transmeton Telegrafi.


Shpërndarja e pamjeve, është bërë pikërisht në kohën kur qeveria në Japoni është duke bërë përpjekje që të shlyejë këtë skandal historik.

Historianët pretendojnë se mbi 200 mijë skllave seksi ishin detyruar të punonin në llogoret e shumta të bazave japoneze në Azi, prej vitit 1932 deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Shumica prej tyre ishin koreane, por kishte edhe nga Kina dhe juglindja e Azisë.

Sipas Korea Time, pamjet janë realizuar më 15 shtator 1944, në Tengchong të provincës Yunnan.

Ushtria japoneze kishte arritur të pushtonte gjatë muajit maj të vitit 1944, ndërsa u mund nga ushtria amerikane dhe kineze më 13 shtator. Me sa duket, skllavet ishin vrarë pas humbej së betejës dhe nisën të asgjësohen, para se ushtarët të kthehen në shtëpi.

Pamjet e tmerrshme, janë prezantuar gjatë një konference për skllavërinë seksuale, që është zhvilluar në Seul të Koresë së Jugut. /Telegrafi/