LAJMI I FUNDIT:

Imamoglu mund të bëhet udhëheqës i opozitës, ai pritet ta sfidojë Kiliçdaroglun për kreun e CHP-së

Imamoglu mund të bëhet udhëheqës i opozitës, ai pritet ta sfidojë Kiliçdaroglun për kreun e CHP-së

Ekrem Imamoglu ka qenë gjithmonë i prerë në kritikat ndaj qeverisë dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Por, kur bëhet fjalë për partinë e tij, kryetari i Stambollit ka zgjedhur me kujdes fjalët, raporton dailysabah.

Megjithatë, papritur, ai hodhi ‘kritika’ ndaj Partisë Popullore Republikane (CHP) pas humbjes në balotazh kundër Erdoganit më 28 maj, transmeton Telegrafi.


Kush është njeriu që e “rrëzoi” pas 25 vitesh Erdoganin?
Lexo po ashtu Kush është njeriu që e “rrëzoi” pas 25 vitesh Erdoganin?

Ai la të kuptohet se mund të sfidonte administratën aktuale të partisë të udhëhequr nga Kemal Kılıçdaroglu.

“Unë do të kandidoj vetëm për një gjë dhe ky është për ndryshimin e madh në Turqi, ashtu siç bëmë në Stamboll”, tha Imamoglu para gazetarëve.

Ai i dha fund dominimit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Stamboll pasi në zgjedhjet lokale të vitit mposhti mikun e Erdoganit, Binal Yildirim.

Kryebashkiaku u konsiderua nga disa mbështetës të CHP-së si kundërshtari më i fortë i presidentit aktual Erdogan për zgjedhjet e 14 majit. Në fakt, ai ishte një nga dy kryetarët e komunave, së bashku me Mansur Yavaş të Ankarasë, që pritej të sfidonte Erdoganin në emër të një blloku opozitar prej gjashtë partish.

Megjithatë, blloku ra dakord të emërojë Kılıçdaroglun, i cili ka humbur deri më tani të gjitha zgjedhjet ndaj Erdoganit.

Kryetari i Stambollit i përgjigjet Erdoganit: Kush je ti që e konteston patriotizmin tim o shpifës
Lexo po ashtu Kryetari i Stambollit i përgjigjet Erdoganit: Kush je ti që e konteston patriotizmin tim o shpifës

CHP ka planifikuar që gjatë këtij viti të organizojë zgjedhje brenda partisë për të zgjedhur kryetarin e saj të ardhshëm.

Megjithatë, Kiliçdaroglu nuk tha hapur nëse do të kandidonte sërish për vendin prestigjioz në krye të partisë kryesore opozitare të Turqisë.

“Politika ka nevojë për një model të ri, një të ardhme të re. Ne duhet ta ndërtojmë. Opozita duhet të analizojë se cilat kanë qenë mangësitë e saj. Duhet të promovojmë ndryshimin në krejt opozitën”, tha ai para gazetarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori