LAJMI I FUNDIT:

Imami i xhamisë në Vrellë gjen një foshnje të braktisur mbi veturën e tij (Foto)

Imami i xhamisë në Vrellë gjen një foshnje të braktisur mbi veturën e tij (Foto)

Imami i Xhamisë në Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj, sot në orët e hershme të mëngjesit e ka gjetur një foshnje të braktisur, të lënë në një pako mbi veturën e hoxhës, pranë xhamisë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin vetë imami i xhamisë, Arben Dreshaj, i cili tha se sot, pas faljes së namazit të sabahut, rreth orës 05:15, kur ka dalë nga xhamia e ka gjetur foshnjën e braktisur.


“Pasi kam dalë nga xhamia pas faljes së namazit të sabahut, mbi veturën time kam gjetur një pakon, në të cilën ishte foshnja e porsalindur. Menjëherë kam thirrë policinë dhe ambulancën”, tha Imami Dreshaj për Telegrafin.

Dreshaj tha se aktualisht fëmija është në përkujdesje shëndetësore, kurse policia po merret me rastin. /Telegrafi/