LAJMI I FUNDIT:

Imami Musliu: Kur i pashë 56 kufomat, s’e besoja se ishte edhe Adem Jashari

Imami Musliu: Kur i pashë 56 kufomat, s’e besoja se ishte edhe Adem Jashari

Imami Osman Musliu që ka varrosur trupat e familjes Jashari ka treguar se akoma edhe pas 19 vjetëve kujton këtë moment të vështirë.

Reklama

Ai ka treguar se kur e ka parë komandantin legjendar Adem Jashari të vrarë se ka njohur dhe se ka besuar se është ai.

“Kur i pashë trupat dyshoja se është vrarë Adem Jashari, pasi nuk dukej me atë mjekrrën që ne e shohim në televizor. Më pas u binda se edhe ai ishte vrarë”.

“Rifati më tha se Ademi është i vrarë, por zemra nuk donte ta pranonte këtë. Aty kuptova se lufta kishte shpërthyer”, ka thënë Musliu në një rrëfim ekskluziv në Info Magazine të Klan Kosovës.

Imami Musliu ka komentuar edhe faktin se është përfolur se kush e ka kryer procesin e varrimit të familjes Jashari, ai apo imami Fetah Bekolli.

“Fetah Bekolli – ish shoku im, ai ka ardhur 10 vjet në familjen time. Jam gati të debatoj me të në orën 12 natës. Nëse ai thotë se nuk kam qenë në makinë me të me profesorin Zekirja Cana, Cen Desku, atëherë unë kurrë nuk dal të flasë për familjen Jashari”.

“Më vjen keq që në emër të familjes Jashari dikush të përfitojë”, ka thënë Musliu kur është folur se ai mund të mos ketë qenë prezent në ceremoninë e varrimit.

“Mund të flasë ku i ka pasur plumbat Ademi, Hamza, baca Shaban dhe të tjerët”.

Imami Musliu ka thënë se deputetët, Qeveria dhe Kuvendi duhet ta nxjerrin Ligjin për Familjen Jashari.

“Nuk kam kundër asgjë ndaj asnjë familje tjetër, Familja Rugova, Haradinaj, Ramadani, Pajaziti dhe të tjerat. Edhe ata do të ndiheshin të nderuar nëse nxirret ligji për Familjen Jashari”, tha mulla Osmani. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Lajme
SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

Lajme
Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

Lajme
Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij

Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij

Lajme
Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Lajme
Blinken-Vuçiqit: Përgjegjësit për sulmet në veri, që tani ndodhen në Serbi - duhet të mbajnë përgjegjësi

Blinken-Vuçiqit: Përgjegjësit për sulmet në veri, që tani ndodhen në Serbi - duhet të mbajnë përgjegjësi

Lajme
Kalo në kategori