LAJMI I FUNDIT:

Imamët, Musliu e Jashari: Rrahja e hoxhës së fshatit Lupç, është tinëzar dhe brutal – institucionet duhet të reagojnë

Imamët, Musliu e Jashari: Rrahja e hoxhës së fshatit Lupç, është tinëzar dhe brutal – institucionet duhet të reagojnë

Për imamët e Kosovës, Bekim Jashari dhe Osman Musliu, sulmi ndaj hoxhës së fshatit Lupç, Zeqir Berisha, ka qenë tinëzar dhe brutal.

Sipas tyre, për këtë sulm duhet të reagojnë institucionet përgjegjëse, pasi është një goditje e rëndë ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës.


“Ky sulm është tinëzar, brutal dhe goditje ndaj institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës”, kështu ka thënë Bekim Jashari, kryeimam i Komunës së Podujevës për sulmin ndaj Hoxhës së Fshatit Lupç, Zeqir Berisha.

Jashari në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se për këtë sulm nuk dihen ende se cilat janë arsyet, pasi që Hoxha siç thotë ai, ishte në krye të detyrës së tij duke shkuar në namazin e jacisë.

“Ai u sulmua nga persona të paidentifikuar, janë tre persona të arrestuar, nuk mund të targetojmë askënd”, ka thënë Jashari.

Për Jasharin, ky sulm është një goditje tinëzizisht pas shpine dhe tendencë e një akti të rrezikshëm.

Ai ka thënë se për këtë sulm, dënimin mund ta konkludojnë organet e drejtësisë.

“Për motivet nuk mund të themi diçka konkrete, janë organet e drejtësisë që e kryejnë punën e tyre”, ka shtuar Jashari.

Sipas tij, Llapi mbetet në vijimësi kundër këtij radikalizmi, siç është shprehur ai “anijet e errëta do të fundosen në Llap”.

“Hoxha i Lupçit njëherë ka shërbyer në Vlorë, në Gllamnik, pastaj është transferuar në Lupç.  Hoxha pasi është ankuar nga këta persona ka bërë përpjekje për të qetësuar situatën, jo të kontribojë në këtë formë për të nxitur dhunë”.

Tutje u shpreh se më herët hoxhallarët janë rrahur nga pushtuesit, ndërsa tashmë nga njerëz që pengojnë punën e Xhamisë.

Për Jasharin, imami Berisha ka ndjekur vijën e islamit, prandaj ai i ka uruar Hoxhës shërim të shpejtë, që të kthehet në krye të detyrës.

Ndërsa Osman Musliu, imam nga Drenica, për hoxhën Zeqir Berisha ka thënë se është i ndershëm dhe i sjellshëm, prandaj këtë ngarje e ka quajtur të rëndë, e cila kohëve të fundit, ka shkaktuar frikë edhe te hoxhallarët e tjerë në Podujevë.

Osmani deklaroi se situatë të tillë ka pasur edhe personalisht në Xhaminë në të cilën ka shërbyer.

“Asnjëherë nuk kam pasur probleme personale për të cilat jam sulmuar, por vetëm janë munduar të më pengojnë në Xhami”, ka vijuar Musliu.

Musliu ka shtuar se këto gjëra negative dhe radikaliste nuk po mbrohen nga BIK dhe nga shteti, prandaj ai ka kërkuar reagim nga ana e instucioneve përgjegjëse për këtë situatë.

Ndryshe, më 22 korrik, menjeherë pas faljes së namazit të Jacisë, Hoxhës së Fshatit Lupç, Zeqir Berisha, disa persona ia zunë rrugën.

E para derës së Xhamisë, ai u rrah brutalisht nga disa persona.

Se si erdhi deri tek kjo ngjarje e rëndë, banorët e fshatit nuk e dinë me saktësi, por prapa kamerës thonë se deri tek ky incident mund të ketë ardhur si pasojë e mënyrës së faljes së namazit.

Madje, Hoxha Zeqir Berisha, edhe më parë ki kishte paraqitur në polici emrat e disa personave të cilët e kishin penguar gjatë kryerjes së punës së tij.

Ndërkohë, pas kësaj ngjarje Polica e Kosovës, ka arrestuar tre vllezër nga i njëjti fshat, si të dyshuar për kryerjen e sulmit.

Emrat e tyre RTV Dukagjini mëson se imami Zeqir Berisha, i kishte denoncuar edhe më herët.

Këtë e kishte konfimuar dhe Kryeimami në Komunën e Podujevës, Bekim Jashari./RTVD/Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori