LAJMI I FUNDIT:

Ilire Vinca, aktorja e parë shqiptare e nominuar në festivalin “LPTW” në New York (Foto)

Ilire Vinca, aktorja e parë shqiptare e nominuar në festivalin “LPTW” në New York (Foto)

Aktorja kosovare Ilire Vinca, është nominuar nga “League Profesional Theatre Women në New York”.

Me këtë rast, ajo është bërë aktorja e parë shqiptare e që nominohet në festivalin “The Gilder/Coigney International Theatre Award”, apo që njihet ndryshe edhe si “LPTW”, dhe që është krijuar në nderë të dy ikonave të teatrit botëror, Rosamond Gilder dhe Martha Coigney dhe mbahet që nga viti 1986.

Kjo ngjarje e madhe organizohet për çdo të tretin vit dhe nominohen nga 20 aktoret më të suksesshme të teatrove në botë, e që këtë herë në mesin e tyre është aktorja nga Kosova.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet Universiteti i Prishtinës përmes një komunikate në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Këto çmime do të ndahen më 23 tetor 2017, gjersa shqiptarët janë të lumtur tashmë që në këtë festival përfaqësohen nga një aktore e shquar si Ilire Vinca. /Telegrafi/