LAJMI I FUNDIT:

Ilir Latifi përballet me Gian Villante (Foto)

Ilir Latifi përballet me Gian Villante (Foto)

Sportisti i arteve marciale, Ilir Latifi sonte do të përballet me amerikanin, Gian Villante në UFC 196.

Latifi për herë të parë do të luftojë në një nga arenat më të rëndësishme të sporteve luftarake, MGM Grand, Las Vegas. Latifi përmes një postimi në Facebook ka treguar se është mjaft i emocionuar.


“Sonte në MGM Grand, Las Vegas. Për herë të parë luftoj në kryeqytetin e sporteve luftarake në botë për UFC 196”, ka shkruar Latifi, transmeton koha.net.12694817_1151474571537940_4507370919583915938_o

Për të fituar dy meçet e tij të fundit, Latifit i janë dashur vetëm 86 sekonda, të kombinuara, por sonte do ta ketë një kundërshtarë mjaft të fortë, për të cilin Latifi ka thënë se ka një përvojë mjaft të madhe.

“Mendoj se Giani është një luftëtarë shumë i mirë. Ai ka përvojë, dhe mendoj se ka qenë paksa i pafat në humbjet e tij. Ai ka bërë ndeshje të mrekullueshme, por në disa nuk kishte fat dhe kishte humbur”, ka thënë Latifi për MMAjunkie.

Në këtë mbrëmje në MGM ndeshja kryesore do të jetë ndërmjet Conor McGregorit dhe Nate Diazit. Meçet fillojnë nga ora 00:30 me orën tonë lokale, ndërsa pritet të përfundojë në ora 04:00.