LAJMI I FUNDIT:

Ilir Ibrahimi për letrën e Donald Trump: SHBA-të me rol kyç në marrëveshjen Kosovë-Sebi

Ilir Ibrahimi për letrën e Donald Trump: SHBA-të me rol kyç në marrëveshjen Kosovë-Sebi

Njohësi i çështjeve politike amerikane, Ilir Ibrahimi ka vlerësuar se letra e presidentit amerikan Donald Trump e dërguar në adresë të presidentit kosovar Hashim Thaçit, dëshmon se ka një mbështetje nga shtetet vendimmarrëse sa i përket arritjes së një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

Derisa ka komentuar mesazhin e fundit që shefi i shtetit amerikan ka dërguar, në Info Magazine Ibrahimi shtoi se pala kosovare duhet shfrytëzuar momentumin për të lënë anash interesat personale pasi jo gjithnjë mund ta kenë përkrahjen e shteteve vendimmarrëse për të çuar proceset përpara.


”Këto qëndrime nuk kanë qenë të pamenduara. Ka ardhur momenti kur duhet të jepen vendime ndaj këtyre mosmarrëveshjeve që kemi me Serbinë… Roli në arritjen e kësaj marrëveshje po nis të shihet si rol qëndror dhe letra e presidentit e konfirmon këtë gjë… Nëse shohim dhe lexojmë këtë letër me shumë kujdes arrijmë konkludim se parimet themelore e një marrëveshje të ardhme me Serbinë janë bërë në tavolinë. Thaçi e ka bërë këtë të ditur disa herë por jo në mënyrë të qartë”, tha Ibrahimi në Info Magazine të Klan Kosovës.

Trump letër Thaçit: Shfrytëzoni momentin unik për marrëveshje me Serbinë
Lexo po ashtu Trump letër Thaçit: Shfrytëzoni momentin unik për marrëveshje me Serbinë

Ai tha se fuqitë e mëdha kanë vënë kontura se çfarë roli ka ajo marrëveshje.

“Roli i SHBA-së do të jetë rol kyç në këtë marrëveshje. Pritja tregon simbolikën e kësaj përkrahje. Shihet se SHBA janë edhe një herë ata ideatorë që do ta shtyejnë përpara marrëveshjen historike. Kjo marrëveshje gjithëspërfshirëse do të shkojë drejt një korrigjimi të kufijve, siç ka thënë edhe presidenti Thaçi”.

”Ka një lloj përkrahje në qendrën e shteteve të vendimmarrjes përfshirë edhe Moskën. Kjo sfidon momentumin. Ndoshta në të ardhmen s’mund të arrihet një momentum i tillë ndaj dhe duhet të jetësohet marrëveshja tani”.

”Mosmarrëveshjeve të brendshme duhet t’ju vie fundi sepse s’mund ta kemi më edhe një herë tjetër një mbështetje amerikane, sikurse kemi tani”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori