LAJMI I FUNDIT:

Iliev: Problemi më i madh i gjyqësorit është varësia politike (Video)

Iliev: Problemi më i madh i gjyqësorit është varësia politike (Video)

Problemi më i madh në gjyqësorin e Maqedonisë gjatë 25 viteve të fundit është ndikimi politik, në fakt, varësia politike e gjyqësorit nga pushteti ekzekutiv, deklaroi ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Dane Iliev në deklaratën e dhënë për Radio Evropën e Lirë. Sipas tij, nevojiten reforma të cilat nuk do të jenë të lehta, njerëz dhe vendosmëri që t’i jepet fund kësaj varësie.

Ai gjithashtu e kritikoi edhe Këshillin Gjyqësor, se nuk mban llogari në lidhje me atë për çfarë është formuar, ndërsa gjithashtu porositi se duhet patjetër të sillen ligje të reja për prokurorët publik dhe procedurat penale. Ish kryetari i Gjykatës Supreme shtoi se reforma duhet të ketë edhe në Ministrinë e punëve të brendshme, ku sipas tij duhet të ndahet Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit, gjë që nuk është ndryshuar tani më për 70 vite, dhe që është shtet në shtet.


“Ky këshill gjyqësor u tregua qysh në fillim, unë kisha deklaratë qysh nga përmbajtja e parë që është një monstër, që nuk kryen punën për të cilën është themeluar. Edhe pse kisha paralajmërime për qeveritarët e atëhershëm se është duke u shpejtuar me këtë, që nuk mundet vetëm kështu të krijohet një sistem, por nuk më dëgjuan, u krijua dhe nga fillimi u vërejt pozita e ndikimit politik në zgjedhjen e gjykatësve dhe statusit të tyre me pjesëmarrjen e ministrit, me pjesëmarrjen e kuadrove të cilët nuk ishin për në Këshillin gjyqësor, me zgjedhje problematike të kuadrove nga këshilli gjyqësor i atëhershëm”, u shpreh Dane Iliev, ish Kryetar i Gjykatës Supreme./Telegrafi/