LAJMI I FUNDIT:

Ilazi është i sigurt se vizat hiqen këtë vit (Video)

Ilazi është i sigurt se vizat hiqen këtë vit (Video)

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, shprehet i bindur se këtë vit qytetarëve të Kosovës do t’ju mundësohet lëvizja e lirë në zonën shenjen. Bashkimi Evropian, sipas tij, tashmë është i vonuar në këtë çështje.

Në një intervistë për emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, Ilazi thotë se tashmë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kjo do të pasqyrohet edhe në raportin e ekspertëve të Bashkimit Evropian, të cilët do të vijnë në Kosovë për të parë nëse janë përmbushur tetë kriteret e paplotësuara për liberalizimin e vizave


“Tani jemi në pritje të misionit të ri vlerësues, i cili do të vijë nesër dhe pas qëndrimit e tyre në Kosovë, ata do të përgatisin raportin e tyre përkatës. Jemi të bindur që raporti do të pasqyrojë atë që ministrit Çollaku e ka thënë qe Kosova ka përmbushur kushtet për të marrë rekomandimin për liberalizim të vizave”, ka ka theksuar Ilazi.

Ai ka folur edhe për dështimin e sotëm të Kuvendit për të emëruar anëtarët e OSHP-së. Sipas tij, mos votimi i këtyre anëtarëve ka dërguar një mesazh negativ tek vendet e BE-së.

“Përderisa ne po flasim, në Qeveri janë duke u shqyrtuar metoda e riprocedimit të kësaj çështje dhe besoj se do të ketë një dialog qe të mos lejohet kjo qe ndodhi sot. Unë nuk mund të them se kur do të bëhet në aspektin kohor, por përpjekja e Qeverisë është qe sa me shpejtë të riadresohet kjo çështje dhe Kuvendi të kryeje përgjegjësinë qe i takon”, shton ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Lajme
Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Kalo në kategori