LAJMI I FUNDIT:

Rasti i pazakontë. Ja se si shqiptarët kishin fshehur 1 kilogram kokainë

Rasti i pazakontë. Ja se si shqiptarët kishin fshehur 1 kilogram kokainë

Dy shqiptarë dhe një shtetas maqedonas u arrestuan nga policia italiane për trafik të narkotikëve

Shqiptarët 31 dhe 26 vjeç, muratorë, si dhe maqedonasi 53 vjeç, banonin në Genova, teksa u arrestuan për 1 kilogramë kokainë.


Rasti është i pazakontë për mënyrën se si shqiptarët kishin fshehur drogën në bukën në formë sandviçi. Ata u takuan në sheshin Piazza Manin të qytetit mes kalimtarëve të shumtë, ku shtetasi maqedonas u dha dy bukë dy shqiptarëve.

Kjo dukej si një shkëmbim normal i produkteve, por brenda dy bukëve kishte nga 500 gramë kokainë.

Policia ishte informuar se dy shqiptarë shkonin në mënyrë periodike në një banesë të rinovuar kur tërhiqnin produkte ushqimore dhe policia u vu në lëvizje, duke i vëzhguar ata.

Dje, dy shqiptarët dolën nga banesa në Berghini dhe u nisën për në Piazza Manin për të tërhequr dy bukët, por aty gjetën policinë.

Forcat e rendit hapën bukët ku gjetën drogën dhe arrestuan tre personat. Gjatë një kërkimi nà « banesën e tyre u gjetën edhe 150 gram kokainë të fshehur në vrimën e një muri.

Policia ka sekuestruar edhe 1 mijë euro, ndërsa të arrestuarit u dërguan në burgun Marassi.