LAJMI I FUNDIT:

Ilaçi për ekonominë e Maqedonisë, NATO dhe BE (Video)

Ilaçi për ekonominë e Maqedonisë, NATO dhe BE (Video)

Politikat e mira ekonomike, si dhe një situatë e qëndrueshme politike janë të domosdoshme për vendin që të fillojë të arrijë rezultate të mira ekonomike, thotë Florian Biber nga Universiteti i Gracit, në Austri. Sipas tij, Marrëveshja e Prespës dhe marrëveshja me Bullgarinë janë hapa të mirë në këtë drejtim.

“Unë mendoj se vendi duhet të vazhdojë me marrëdhëniet e mira me fqinjët, por gjithashtu të ketë një strategji të qartë për zhvillimin ekonomik. Kjo është diçka që pothuajse asnjë vend në rajon nuk ka dhe duhet të përmirësohet. Të keni një qëndrim të qartë se investimet do të kenë përparësi dhe të bëhet një strategji e qartë shtetërore. Hapi tjetër është vazhdimi i reformave në administratën publike”, tha Florian Biber, profesor i Universitetit i Gracit, Austri


Megjithatë, nga Bursa e Maqedonisë ankohen se numri i investitorëve të huaj është shumë i vogël. Për të përmirësuar këtë situatë thonë se ngjarjet në lidhje me NATO-n dhe BE-në janë shumë të rëndësishme.

“Duhet të theksohet se tregu është mjaft i cekët dhe struktura e investitorëve në vitet e fundit bazohet kryesisht tek personat fizikë vendas. Është shumë e rëndësishme nëse zhvillimet pozitive joekonomike, si hyrja në NATO dhe nisja e pritshme e bisedimeve me BE-në, do të tërheqin investitorë të huaj në bursë që na mungojnë një kohë më të gjatë”, theksoi Ivan Shteriev, Drejtor i Bursës së Maqedonisë

Investitorët gjermanë në vend, politikat ekonomike të qeverisë i vlerësuan me zero. Kryeministri Zoran Zaev nga Ohri deklaroi se shteti do të ofrojë kushte të tregut dhe kushte transparente në ekonomi, si dhe një mjedis tërheqës biznesi me mundësi dhe rregulla të barabarta për kompanitë. Ai premtoi një të ardhme të qëndrueshme, siguri serioze dhe procese të integrimit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori