LAJMI I FUNDIT:

Ilaç për rrudha

Ilaç për rrudha

Shkencëtarët nga Universiteti i Seulit kanë njoftuar se aplikimi i molekulës së yndyrës natyrore, phosphatidylserina, mundëson ngadalësimin e plakjes së lëkurës të cilën e shkaktojnë faktorët e ambientit, ose dëmtimet të cilat i shkaktojnë agjentët fizikë dhe kimikë.

Nën ndikimin e proceseve normale të plakjes, si edhe nënë veprimin e faktorëve të jashtëm siç janë rrezet ultravjollcë, lëkura e re bëhet e vrazhdë dhe me rrudha.

Gjatë një eksperimenti, është bërë aplikimi i 2% të tretjes molekulare të phosphatidylserinës në lëkurën e personave të ri dhe pastaj lëkura i është ekspozuar rrezeve UV.


Rezultatet kanë treguar se te personat të cilët janë trajtuar me phosphatidylserinë është penguar zvogëlimi i sasisë së kolagjenit dhe në këtë mënyrë lëkura është mbajtur më e njomë dhe më e re.