LAJMI I FUNDIT:

Idrizi krenohet me punën e gjykatave kosovare

Idrizi krenohet me punën e gjykatave kosovare

Në Konferencën e Gjashtë Gjyqësore të Republikës së Kosovës, që po mbahet sot në Prishtinë, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, e vlerësoi si të suksesshëm vitin 2016, për gjykatat.

Ai në hapje të konferencës, tha se përparimet në fushën e drejtësisë janë vlerësuar edhe nga Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën.


Ndërsa premtoi se institucioni qe ai drejton, do t’i marr shumë seriozisht të gjeturat dhe rekomandimet e këtij raporti, transmeton Telegrafi.
Sipas tij disa nga te arriturat më të mëdha janë, transparenca, llogaridhënia, efikasiteti, për çka u zotua se do të punohet edhe me shumë.

Si sfidë përmendi numrin e lendeve te grumbulluara dhe integrimin e sistemit gjyqësor. /Telegrafi/