LAJMI I FUNDIT:

Idetë nuk mund të blihen – Arrigo Sacchi godet keq PSG-në “e dobët”

Idetë nuk mund të blihen – Arrigo Sacchi godet keq PSG-në “e dobët”

Trajneri legjendar i Milanit, dy herë fitues i kupave evropiane me klubin Rossoner në vitin 1989-1990, ka goditur keq PSG-në pas eleminimit nga Real Madridi.

Edhe pse pa Neymarin, Parisi u prit që të rezistonte më shumë dhe të jetë sfidë më e madhe për mbretërit.


(Foto: Getty Images)

Megjithatë, Sacchi thotë se përkundër shpenzimeve të mëdha, idetë dhe futbolli nuk mund të blihen.

“Real Madridi u përball me një kundërshtar shumë të dobët”.

“PSG është vetëm një grup lojtarësh. Fjala “lojë” mund të duket abstrakte, vështirë për t’u përshkruar, pro e ka bërë gjithë diferencën sonte (e martë)”.

“Idetë nuk mund të blihen… PSG-së i mungojnë aq shumë gjëra”, theksoi strategu italian.

(Foto: Getty Images)

Trajnerit Unai Emery i skadon kontrata në fund të sezonit dhe pas dështimit në Ligën e Kampionëve atij presioni i është rritur dukshëm. Sacchi ndërkaq, vlerëson lart trajnerin spanjoll.

“Emery është trajner shumë i mirë. Ai veq ka nevojë që klubi të jetë prapa tij dhe sidomos lojtarët të ndjekin idetë e tij”.

“Në Evropë, të duhet mentaliteti, por edhe loja. Loja është sikur rezultati i një muzike dhe i një skenari të një filmi”, përfundoi Sacchi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori