LAJMI I FUNDIT:

Identifikohet oficeri i dytë që kishte shpërndarë të dhënat mbi helmimin e Alexei Navalnyt nga FSB-ja ruse

Identifikohet oficeri i dytë që kishte shpërndarë të dhënat mbi helmimin e Alexei Navalnyt nga FSB-ja ruse

Është identifikuar polici i dytë rus i cili kishte zbuluar të dhënat se Shërbimi i Brendshëm rus i Inteligjencës (FSB) është i lidhur me helmimin e udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny.

Çështja e fundit penale kundër një zyrtari të policisë në Shën Petersburg vjen pas arrestit shtëpiak në muajin dhjetor 2020 të një oficeri që dyshohet se nxori të dhënat e udhëtimit të oficerëve të FSB-së nga një bazë e të dhënave të klasifikuara te një palë e tretë.


Sipas medieve ruse, një njësi e brendshme e sigurisë në departamentin e policisë së Shën Petersburgut kishte zbuluar se një nga oficerët e saj kishte hyrë në dosjen e Navalnyt dhe i “transferonte” të dhënat te një palë e “panjohur”.

Majori i policisë, identiteti i të cilit ende mbetet i pazbuluar, mund të përballet deri me 10 vjet burg nëse shpallet fajtor për shpërdorim detyre.

Pjesëtari i Shërbimit Sekret të Rusisë 'pa dashje' rrëfen komplotin për tentim-vrasjen e Alexei Navalny
Lexo po ashtu Pjesëtari i Shërbimit Sekret të Rusisë 'pa dashje' rrëfen komplotin për tentim-vrasjen e Alexei Navalny

Një hulumtim i përbashkët midis Bellingcat, The Insider, Der Spiegel dhe CNN, përcjell Telegrafi, ka zbuluar të dhëna që implikojnë Shërbimin e Brendshëm rus të Inteligjencës (FSB) në helmimin e kundërshtarit të Vladimir Putinit.

Helmimi që ndodhi në muajin gusht 2020, duket se ka ndodhur pas viteve të mbikëqyrjes, i cili filloi në vitin 2017 menjëherë pasi Navalny njoftoi për herë të parë qëllimin e tij për të kandiduar për president të Rusisë.

Hulumtimi ka identifikuar të paktën 15 operativë që duket se punojnë brenda kësaj nën-njësie klandestine të Institutit të Kriminalistikës dhe Helmet në FSB. Të paktën tetë prej tyre – përfshirë Makshakov – ishin në kontakt të ngushtë në faza të ndryshme të operacioneve për t’i shkuar mbrapa Navalnyit në ditët dhe orët para helmimit të tij.

Pjesëtarët e Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB) të përfshirë në helmimin e Alexei Navalny me Novichok - plani kishte filluar që nga viti 2017
Lexo po ashtu Pjesëtarët e Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB) të përfshirë në helmimin e Alexei Navalny me Novichok - plani kishte filluar që nga viti 2017

Kujtojmë se më 20 gusht, Navalny filloi të ndihej keq derisa nga qyteti Tomsk po fluturonte për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë.

Ai ishte dërguar në Gjermani për trajtim. Mjekët e ushtrisë në spitalin Charite të Berlinit ishin të parët që thanë se ai ishte helmuar me Novichok. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Evropa
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Kalo në kategori