LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtari i Shërbimit Sekret të Rusisë ‘pa dashje’ rrëfen komplotin për tentim-vrasjen e Alexei Navalny

Pjesëtari i Shërbimit Sekret të Rusisë ‘pa dashje’ rrëfen komplotin për tentim-vrasjen e Alexei Navalny

Figura kryesore e opozitës ruse Alexei Navalny ka publikuar detajet e operacionit për tentim-vrasjen e tij nga Shërbimi Sekret i Rusisë (FSB).

Navalny tregon se ka mashtruar një nga oficerët e FSB-së duke, për të përshkruar detajet e operacionit.


Ai identifikoi Konstantin Kudryavtsevin, si një nga agjentët e dyshuar nga Instituti i Kriminalistikës dhe Helmeve të FSB-së.

Një hulumtim i përbashkët midis Bellingcat, The Insider, Der Spiegel dhe CNN, përcjell Telegrafi, ka zbuluar të dhëna që implikojnë FSB-në në helmimin e kundërshtarit të Vladimir Putinit.

Pjesëtarët e Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB) të përfshirë në helmimin e Alexei Navalny me Novichok - plani kishte filluar që nga viti 2017
Lexo po ashtu Pjesëtarët e Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB) të përfshirë në helmimin e Alexei Navalny me Novichok - plani kishte filluar që nga viti 2017

Sipas raportimit, helmimi që ndodhi në muajin gusht 2020, duket se ka ndodhur pas viteve të mbikëqyrjes, i cili filloi në vitin 2017 menjëherë pasi Navalny njoftoi për herë të parë qëllimin e tij për të kandiduar për president të Rusisë.

“Cila pjesë e veshjeve është përdorur?”, e pyet Navalny, duke përdorur një pseudonim Kudryavtsevin.

“Mbathjet”, u përgjigj pjesëtari i FSB-së.

Navalny ka kërkuar që autoritetet ruse të kthejnë rrobat e tij që ishin konfiskuar para evakuimit të tij nga Siberia në Gjermani si prova kryesore.

Hulumtimi ka identifikuar të paktën 15 operativë që duket se punojnë brenda kësaj nën-njësie klandestine të Institutit të Kriminalistikës dhe Helmet në FSB. Të paktën tetë prej tyre – përfshirë Makshakov – ishin në kontakt të ngushtë në faza të ndryshme të operacioneve për t’i shkuar mbrapa Navalnyit në ditët dhe orët para helmimit të tij.

Kujtojmë se më 20 gusht, Navalny filloi të ndihej keq derisa nga qyteti Tomsk po fluturonte për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë.

Ai ishte dërguar në Gjermani për trajtim. Mjekët e ushtrisë në spitalin Charite të Berlinit ishin të parët që thanë se ai ishte helmuar me Novichok. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori