LAJMI I FUNDIT:

Identifikohet e dyshuara në Prizren për shpërdorim të pasurisë huaj

Identifikohet e dyshuara në Prizren për shpërdorim të pasurisë huaj

Policia e Kosovës ka bërë sot të ditur se është identifikuar e dyshuara në Prizren për shpërdorim të pasurisë së huaj, të cilës ditë më parë i ishte publikuar fotografia me qëllim të identifikimit.

Fotografia e të dyshuarës ishte publikuar më 5 shkurt.

“Dje Policia ka shpërndarë në media kërkesën për identifikimin e një të dyshuare për veprën penale ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’. Menjëherë pas publikimit të informatës, falë bashkëpunimit me qytetarë e dyshuara është identifikuar dhe më nuk është në kërkim”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Ndryshe, të hënën Policia kishte publikuar një fotografi të një gruaje e cila dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj.

“Sektori  i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’, konkretisht më datë 28.01.2024 rreth orës 20:55 derisa një person ka qenë duke dal nga automjeti në rrugën ‘Sheh Emin’ në Prizren, atij i kishte rënë kuleta në tokë.

Pas raportimit, në kamera sigurisë nga policia është vërejtur se një grua merr kuletën e tij dhe largohet në drejtim të panjohur”, thuhej në njoftimin e së hënës.

Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, Policia kishte marr autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohej bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri - Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre

KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri - Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre

Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për dy të dyshuar në Prizren

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për dy të dyshuar në Prizren

Kronika e Zezë
Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Lajme
Cilat janë simptomat e anemisë? Tregon hematologu Gashi

Cilat janë simptomat e anemisë? Tregon hematologu Gashi

Shëndetësi
Vetëvritet me pistoletë brenda në makinë një grua te Liqeni i Thatë në Tiranë

Vetëvritet me pistoletë brenda në makinë një grua te Liqeni i Thatë në Tiranë

Lajme
Sot mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, në Tiranë mblidhen liderët evropianë dhe ata të Ballkanit

Sot mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, në Tiranë mblidhen liderët evropianë dhe ata të Ballkanit

Lajme
Kalo në kategori