LAJMI I FUNDIT:

Identifikohen vrasësit e policit malazez, mediat malazeze raportuan se ishin nga Kosova – dolën të jenë nga Shqipëria

Identifikohen vrasësit e policit malazez, mediat malazeze raportuan se ishin nga Kosova – dolën të jenë nga Shqipëria

Policia malazeze ka bërë të ditur se të arrestuarit lidhur me vrasjen e policit kufitar pritet të ulen në bankën e të akuzuarve në gjykatën e Podgoricës në ora 16, shkruan Vijesti.me.

Mediat malazeze por edhe autoritetet e sigurisë orë më parë, patën raportuar se autorët e vrasjes së policit malazez janë shtetas të Kosovës, por në fund doli se ata janë shtetas të Shqipërisë, transmeton Telegrafi.

Shtetasi i Shqipërisë, Luan Hasanaj, 43-vjeç, raportohet se qëndron prapa vrasjes së policit malazez Millutin Lekoviq, 41-vjeç, kanë bërë të ditur në zyrën e drejtorisë së policisë malazeze.

Policia malazeze jep detaje për vrasjen e policit kufitar ku dyshohet se janë të përfshirë tre shtetas të Kosovës
Lexo po ashtu Policia malazeze jep detaje për vrasjen e policit kufitar ku dyshohet se janë të përfshirë tre shtetas të Kosovës

Me të ishin edhe Lulzim Hasanaj, 49-vjeç dhe Nure Hasanaj, 67, gjithashtu shtetas të Shqipërisë. Tre të arrestuar kishin deklaruar se janë shtetas të Kosovës.

Sipas mediave malazeze, gjithashtu raportohet se vrasësin e policit malazez, autoritetet e sigurisë në Shqipëri e kërkojnë për vrasje, tentim vrasje dhe armë mbajtje pa leje.

L.H e kërkojnë për vrasje, derisa 67-vjeçarja e arrestuar kërkohet për kërcënim, kurse brenda policisë kanë bërë të ditur se të arrestuarit pritet që pasdite të shfaqen në bankën e të akuzuarve në Podgoricë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori