Pushuesit e parë të këtij sezoni në plazh kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve me një skenë komike që ka shkaktuar të qeshura dhe reagime në rrjetet sociale.

Një person kishte sjellë me vete një shalqi në plazh, por ajo që i habiti të gjithë ishte mënyra se si u përpoq ta mbronte nga dielli dhe nxehtësia e madhe.


Për ta mbajtur “të freskët”, ai i kishte vendosur shalqinit një kapelë, duke krijuar një pamje sa qesharake aq edhe simpatike.

Kaluesit ndalonin për ta fotografuar skenën, ndërsa shumë prej tyre komentuan me humor se “edhe shalqiri ka nevojë për hije në këto temperatura”.

Fotografia është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku përdoruesit e internetit e kanë cilësuar si një nga momentet më argëtuese të verës deri tani. /Telegrafi/