LAJMI I FUNDIT:

ICK, Telegrafi dhe STIKK organizojnë diskutimin mbi digjitalizimin dhe inovacionin

ICK, Telegrafi dhe STIKK organizojnë diskutimin mbi digjitalizimin dhe inovacionin

Qendra Kosovare e Inovacionit, media online Telegrafi.com dhe STIKK-u organizojnë diskutimin mbi digjitalizimin dhe inovacionin në vend.

Ky bashkëbisedim do mbahet me përfaqësues të partive politike dhe nga komuniteti i sektorit të teknologjisë dhe inovacionit.

Diskutimi do të fokusohet në plan programet e partive politike për digjitalizimin dhe inovacionin në prag të fushatës zgjedhore.

Gjithashtu, në diskutim do të adresohen edhe temat se ku qëndron Kosova në këto fusha dhe cilat janë rekomandimet e përfaqësuesve të këtij sektori.

Për të diskutuar, në panel janë Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës, kandidate për deputete në listën e LVV-së, Anton Berisha, ish-zëvendësministër i Jashtëm dhe kandidat për deputet nga LDK, Muzafer Shala, ish-ministër i Inovacionit nga PDK, si dhe Vjollca Çavolli, drejtore ekzekutive e STIKK-ut dhe Uranik Begu, drejtor ekzekutiv në ICK.

Diskutimi do të moderohet nga kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu dhe do të organizohet në hapësirat e ICK-së.

Ky diskutim do të transmetohet LIVE në faqet e Facebookut të Telegrafit,  ICK-së dhe STIKK-ut, nga ora 10:30 deri 12:00, ditën e enjte, 28 janar 2021. /Telegrafi/