LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic i zhgënjyer me eliminimin nga Liga e Kampionëve, por i fokusuar në fitimin e Scudettos

Ibrahimovic i zhgënjyer me eliminimin nga Liga e Kampionëve, por i fokusuar në fitimin e Scudettos

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic pranoi se kuqezinjtë janë të zhgënjyer për eliminimin nga Liga e Kampionëve, por u zotua të të japë gjithçka për të fituar Scudetton këtë sezon në Serie A.

Kuqezinjtë janë të parët në ligë pas 16 ndeshjesh të zhvilluara deri më tani, një pikë mbi Interin në vendin e dytë dhe dy pikë mbi Napolin e vendit të tretë.


Por, paraqitjet në Itali nuk u përkthyen në skenën evropiane, pasi Milani u rikthye në Ligën e Kampionëve për herë të parë në shtatë vjet.

“Gabimet na kushtuan”, Pioli flet pas eliminimit të Milanit nga Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu “Gabimet na kushtuan”, Pioli flet pas eliminimit të Milanit nga Liga e Kampionëve

Milan humbi 2-1 nga Liverpooli të martën dhe Atletico Madrid u ngjit në vendin e dytë me një fitore ndaj Portos. Kuqezinjtë kështu përfunduan në fund të grupit dhe mund të fokusohen vetëm në garat vendase.

Interi përfundoi i katërti në fazën e grupeve sezonin e kaluar dhe fitoi Scudetton për herë të parë në 11 vjet. Ka kaluar shumë kohë që kur Milani fitoi Scudetton e fundit në sezonin 2010-11 dhe Ibrahimovic ka premtuar se do të luftojë për titullin deri në fund.

“Jemi të zhgënjyer për eliminimin nga Liga e Kampionëve, na vjen shumë keq, por do të luftojmë për të fituar Scudetton”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic për Radio Deejay.

“Ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar dhe nuk do të dorëzohemi. Në dështim ka edhe sukses, ne do të rritemi dhe do të fitojmë përvojë”, përfundoi sulmuesi suedez.

Milani vazhdon kampionatin kundër Udineses, e cila luan ndeshjen e parë me një trajner të ri në krye në Serie A këtë fundjavë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

La Liga
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Kalo në kategori