Ditë më parë, Zlatan Ibrahimovic ka zyrtarizuar fundin e karrierës së tij të suksesshme. Edhe pse pas vetes ka më shumë se njëzet vite karrierë futbollistike, periudha më e vështirë në jetën e tij lidhet me familjen dhe djalin e tij.
Gjegjësisht, bëhet fjalë për gjendjen shëndetësore të djalit të Maximilian dhe problemet e tij me lukthin pas lindjes.
Në librin “Unë jam Zlatani” (“I Am Zlatan”), futbollisti legjendat ka kujtuar një moment kur fama nuk i ka ardhur në ndihmë.
“Gjithçka ishte e re me Maxin, e vumë re se po villte shumë. Veç kësaj, nuk po shtonte peshë, por humbte. Nuk e dinim pse, a ishte normale? Ai villte vazhdimisht, ne nuk e dinim arsyen… Fola me familjen, miqtë dhe të gjithë më ngushëllonin duke thënë se nuk ishte asgjë e tmerrshme”, kishte rrëfyer ai duke shtuar se kurrë nuk ishte ndier aq i pafuqishëm.
View this post on Instagram
“I gjithë trupi im ishte i shtangur. Asnjëherë nuk isha ndier ashtu, as afër. Deri sa nuk kisha fëmijë, isha zotëri i paprekshmi. Mund të isha i zemëruar dhe i çmendur, të tregoja të gjitha emocionet e mundshme. Dhe gjithçka mund të zgjidhej nëse ishe i fortë, këmbëngulës, por kjo nuk ishte asgjë e tillë. Unë isha i pafuqishëm, nuk mund të bëja asgjë. Maxi po dobësohej çdo ditë, ishte aq i vogël, lëkurë e kocka. Dukej sikur jeta po e braktiste”, është shprehur 41-vjeçari.
Gruaja e tij e informoi se i porsalinduri kishte nevojë për një operacion urgjent të lukthit.
“Nuk e mbaj mend rrugën për në spital. Më kujtohen vetëm korridoret e spitalit dhe era. Vrapova dhe pyeta se ku ishte, përfundimisht më çuan në dhomën e madhe, ku ishte shtrirë MaXi në inkubator. Ishte më i vogël se kurrë…”.
View this post on Instagram
“Ai kishte tuba neper trup dhe hunde. Mu duk sikur ma kishin shkulur zemrën nga gjoksi. ‘
“‘Ju dua te dyve, jeni gjithçka për mua, por nuk e duroj dot këtë. Me thirr për çdo gjë që të duhet’ – i thashë Helenas dhe ika”, ka shpjeguar Ibra.
Për fat të mirë, operacioni doli me sukses dhe djali u shërua shpejt.
“Maxi edhe tash e ka një shenjë. Ai ndihet i shëndetshëm si të gjithë fëmijët e moshës së tij dhe shpesh e kujtoj këtë. Sinqerisht më jep një këndvështrim më të mirë për jetën”, ka theksuar Zlatan.
Ibrahimovic dhe sipërmarrësja Helena Seger janë në një lidhje prej më shumë se 20 vitesh dhe kanë dy fëmijë bashkë – Maximilian (16 vjeçar) dhe Vincent (14 vjeçar). /Telegrafi/
DNA pic.twitter.com/WfYYtGiDCY
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) February 15, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Jonathan Majors rrëfen abuzimin seksual që përjetoi në moshën 9-vjeçare

Policia arreston Ray J pas një përplasjeje të tensionuar me gruan e tij Princeshën Love

George dhe Amal Clooney kërkojnë deri në 230 mijë euro nga të ftuarit, për një mbledhje fondesh luksoze në Liqenin Como

Moment tejet prekës gjatë sfidës së mosreagimeve: Gerta shikon djemtë e saj duke luajtur në oborr

Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

Jozi i lutet Loredanës për një puthje, ajo refuzon me të qeshur: Absolutisht jo

George dhe Amal Clooney kërkojnë deri në 230 mijë euro nga të ftuarit, për një mbledhje fondesh luksoze në Liqenin Como

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës