LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic bën shaka pas ndeshjes Kosovë-Suedi: Tani do t’u ndihmoj bashkëlojtarëve t’i afrohen rekordit tim me gola

Ibrahimovic bën shaka pas ndeshjes Kosovë-Suedi: Tani do t’u ndihmoj bashkëlojtarëve t’i afrohen rekordit tim me gola

Zlatan Ibrahimovic është deklaruar pas ndeshjes që Suedia e fitoi 3-0 ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Përfaqësuesja jonë bëri disa gabim në mbrojtje, nga aty ku përfituan suedezët, duke na ndëshkuar tre herë.


Ibrahimovic pas ndeshjes ka thënë se ishte një ndeshje e vështirë, mirëpo që krijuan disa aksione të bukura.

Trajneri i Suedisë deklarohet pas fitores ndaj Kosovës - ka disa fjalë edhe për Ibrahimovicin
Lexo po ashtu Trajneri i Suedisë deklarohet pas fitores ndaj Kosovës - ka disa fjalë edhe për Ibrahimovicin

“Ndihesha shumë më mirë sot në të vërtetë, është sikurse thashë: sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë njiheni me djemtë brenda dhe jashtë fushës. Sot, loja funksionoi më mirë në përgjithësi, jo vetëm unë dhe Isak”, ka thënë sulmuesi i Milanit.

“Ne pamë shumë sulme të bukura, ku krijuam shumë raste të mira. Ne patëm shanse të mira për të shënuar më shumë gola, por arritëm të fitonim”.

Challandes i zhgënjyer me lojën që shfaqi Kosova: Suedia përfitoi nga gabimet tona idioteske
Lexo po ashtu Challandes i zhgënjyer me lojën që shfaqi Kosova: Suedia përfitoi nga gabimet tona idioteske

“Ishte një ndeshje e mirë dhe një ndeshje e vështirë. Unë u kam thënë bashkëlojtarëve që kam shënuar golat e mi. Do t’ju ndihmoj të shënoni gola në mënyrë që të afroheni me rekordin tim”, ka përfunduar Ibrahimovic në formë shakaje.

Suedia është lider i Grupit B me gjashtë pikë, Spanja me katër, Greqia me një, Kosova dhe Gjeorgjia ende pa pikë. /Telegrafi/