LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi: Letra e Trumpit vazhdim i përkrahjes amerikane për Kosovën, nuk duhet ta humbim momentumin

Ibrahimi: Letra e Trumpit vazhdim i përkrahjes amerikane për Kosovën, nuk duhet ta humbim momentumin

Letra që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump që i ka dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është një sinjal i vazhdimit të përkrahjes amerikane në procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës.

Kështu ka vlerësuar në një prononcim për Telegrafin analisti, Ilir Ibrahimi.

Ibrahimi vlerësoi se mesazhi amerikan duhet të lexohet qartë dhe pa paragjykime nga lidershipi kosovar sepse nuk mund të pritet që përkrahja amerikane të vazhdojë në pafundësi.

“Disa herë në letër theksohet momentumi që është arritur për të arritur një marrëveshje me Serbinë dhe rëndësia që ky momentum nuk duhet humbur. Këto mesazhe duhet të lexohet qartë dhe pa paragjykime nga lidershipi kosovar sepse nuk mund të pritet që përkrahja amerikane të vazhdojë në pafundësi. Kosova si një shtet i vogël, ende në konsolidim të shtetësisë së vet, nuk mund të ja lejojë vetes që të humb miqësinë dhe përkrahjen e SHBA por as të BE-së”, theksoi Ibrahimi.

Sipas tij, procesi i shtet-ndërtimit është penguar vazhdimisht nga Serbia.

“Letra që presidenti amerikan i ka dërguar presidentit të Kosovës është një sinjal i vazhdimit të përkrahjes amerikanë në procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës. Ky proces i shtet-ndërtimit është penguar vazhdimisht nga Serbia dhe siç edhe është thënë në letrën e presidentit Trump, jemi në një moment kur kjo pengesë të tejkalohet”, ka thënë ai.

Analisti Ibrahimi u shpreh se dallimet e brendshme politike duhet të lihen anash dhe të arrihet një konsensus.

Siç tha ai, humbja e përkrahjes amerikane, vë në pikëpyetje edhe themelet e shtetit të Kosovës.

“Askush nuk e ka atë të drejtë që të luhet më një interes aq madhor siç është miqësia dhe përkrahja e Shteteve të Bashkuara sepse humbja e kësaj përkrahjeje vë në pikëpyetje edhe themelet e shtetit të Kosovës”, potencoi ai.

Ndryshe, presidenti i SHB-së, Donald Trump ditë më parë i ka dërguar një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ku ka kërkuar nga liderët në Kosovë që të shfrytëzojnë këtë moment të cilin ai e ka quajtur unik, të flasin me një zë dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Në këtë drejtim, ndër tjerash Trump, i ka shkruar presidentit Thaçi se SHBA-të janë të gatshme që të ndihmojnë në përpjekjet për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë.

Madje, siç është thënë tutje, një marrëveshje e tillë është e arritshme.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori