LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi: Komunat kërkojnë që sa më shpejt të fillojë zbatimi i Pakos Emergjente Fiskale

Ibrahimi: Komunat kërkojnë që sa më shpejt të fillojë zbatimi i Pakos Emergjente Fiskale

Komunat e Kosovës, po kërkojnë që Pakoja Emergjente Fiskale të filloj të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që lufta në parandalimin e COVID-19, të jetë sa më efikase, dhe se kjo është në të mirën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Këtë kërkesë, kryetarët e komunave e patën edhe gjatë mbledhjes që pati Këshilli i kryetarëve të Asociacionit të Komunave ditë më parë në Drenas.


Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për Telegrafin se disa komuna kanë filluar të rialokojnë mjetet financiare, por kjo nuk është e mjaftueshme.

“Edhe Këshilli i kryetarëve në takimin në Drenas por edhe në konsultat që i kemi me kryetar, ata për shkak të mundësive të vështria të rialokimit të mjeteve komunale brenda buxhetit, tash ata munden deri në  5% të nënkategorive për investime kapitale, munden me i rialoku, por nuk munden më shumë se 5%.  Shumë komuna i kanë rialoku mjetet nga investimet kapitale për luftën kundër COVID-19, por nuk është e mjaftueshme”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi tha se është e nevojshme që 10 milionëshi i premtuar në Pakon Emergjente Fiskale, të filloj të zbatohet sa më shpejt.

“Shpenzimet që bëhen në luftën për parandalimin e COVID-19, Ministria e Financave ua ka dhënë një nënkod, ku ato evidentohen, por ai ai 10 milionëshi i cili është premtu për komunat ende nuk ka fillu të zbatohet edhe tash komunat për shkak të këëtyre problemeve, për shkak se edhe komunave u është ndarë vetëm për gjashtë muaj. Buxheti është aprovu në mars, dhe buxheti është vetëm 50 për qind”, tha Ibrahimi.

Më së shumti nevojë për mjete sipas Ibrahimit kanë komunat të cilat janë të prekura më shumë nga COVID-19 dhe ato të cilat kanë më pak buxhet.

“Sidomos komunat ëq janë të prekura e kanë shumë rast me COVID-19, e në veçanti edhe komunat që nuk e kanë buxhetn shumë të madh në përgjithësi, këto janë bërë që rekoamndimi kryesor i Asociacionit të Komunave të Kosovës është që zbatimi i pakos emergjente të bëhet sa më shpejt që është e mundur për shkak të nevojave të komunave”, tha Ibrahimi. /Telegrafi/