Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar që të krijohet Fondi Emergjent për komunat, në mënyrë që qytetarët e prekur nga fatkeqësitë natyrore të kompensohen më shpejt.
Në një prononcim për Telegrafin, Ibrahimi ka thënë se dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit ende nuk janë kompensuar.
“Ende dëmet nga vërshimet e fundit nuk janë kompensuar”, ka deklaruar ai duke shtuar se e gjithë kjo ndodh për shkak të “burokracisë së tepruar në nivelin qendror”.
“Ka me muaj të tërë që komunat i kanë dërguar të gjitha shënimet në nivel qendror dhe niveli qendror ende nuk ka nisur pagesat ndaj të të prekurve nga vërshimet e muajit janar të këtij viti. Për këtë arsye është e domosdoshme krijimi i Fondit Emergjent për komuna në mënyrë që qytetarët e prekur nga këto fenomene të kompensohen më shpejt. Është e tepërt të theksohet që për shkak burokracisë së tepruar, bujqit nga vërshimet e vitit të kaluar ende nuk janë kompensuar, p.sh në komunën e Rahovecit. Çfarë absurdi!!??”, ka thënë mes tjerash Ibrahimi.
Ndryshe, përmbytjet e mëdha që kanë përfshirë Kosovën në fillim të këtij viti kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, ekonomi familjare, biznese dhe automjete.
Qytetarët që kanë pësuar nga vërshimet e fundit ende janë në pritje të ndihmës së shtetit për të filluar renovimin e shtëpive.
Dëmet në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Klinë e Istog kapin vlerën e disa dhjetëra miliona eurove. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe