LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e komunat hedhin “topin” te njëra-tjetra, qytetarët peng i burokracive institucionale

Qeveria e komunat hedhin “topin” te njëra-tjetra, qytetarët peng i burokracive institucionale

Të prekurit nga vërshimet janë në pritje të pafundme për t’u kompensuar, derisa institucionet e ndryshme shtetërore vazhdojnë t’ia hedhin fajin njëra-tjetrës për vonesat në këtë proces.

Përmbytjet e mëdha që kanë përfshirë Kosovën në fillim të këtij viti kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, ekonomi familjare, biznese dhe automjete.


Qytetarët që kanë pësuar nga vërshimet e fundit ende janë në pritje të ndihmës së shtetit për të filluar renovimin e shtëpive.

Dëmet në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Klinë e Istog kapin vlerën e disa dhjetëra miliona eurove.

Në këto komuna janë krijuar komisione për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

Qeveria e Kosovës thotë ende nuk posedon të dhënat zyrtare për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit në disa komuna.

Nuk ka filluar ende renovimi i shtëpive të dëmtuara nga vërshimet
Lexo po ashtu Nuk ka filluar ende renovimi i shtëpive të dëmtuara nga vërshimet

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar të hënën se deri në sigurimin e raporteve finale për dëmet e shkaktuara në Skenderaj, Klinë, Istog e Podujevë, nuk kanë ndarë fond të veçantë për mbështetjen e këtyre komunave.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm, janë ministritë përkatëse, qoftë MAPL që mbikëqyrur pushtetin lokal, qoftë Ministria e Bujqësisë për dëmet në bujqësi. Jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe sapo të kemi edhe shifra dhe vlerësimet nga komisionet përkatëse, normalisht që si qeveri pastaj do të shohim se cilat janë mundësitë për t’i mbështetur të gjitha këto komuna”, tha Murati.

Sazan Ibrahimi, AKK

Por, Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, thotë se ka një burokraci të paparë në kompensimin e dëmeve që kanë pësuar qytetarët.

“Ka një burokraci të jashtëzakonshme për rimbursimin e dëmeve. Komunat së pari kanë krijuar komisionet për evidentimin e këtyre dëmeve, pastaj vijnë listat preliminare të dëmeve, pastaj listat finale duhet të shkojnë në kuvende komunale për aprovim dhe më pas këto lista do të dërgohen në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave. Pas aprovimit të kjo agjenci pastaj listat shkojnë në institucione”, deklaroi për Telegrafin Sazan Ibrahimi.

Ai thotë se është për keqardhje që deri më tani ende nuk janë kompensuar dëmet në amvisëri që janë shkaktuar nga përmbytjet  e mëhershme në Rahovec.

Ibrahimi thotë se për këtë arsye kanë bërë thirrje që të krijohet një fond emergjent për rastet kur ka fatkeqësi natyrore, si: vërshime, zjarre, etj.

Vërshimet në vend, Kurti: Qeveria do t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, krahas vlerësimeve të dëmeve duhet dhe rivlerësim i sjelljes karshi mjedisit
Lexo po ashtu Vërshimet në vend, Kurti: Qeveria do t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, krahas vlerësimeve të dëmeve duhet dhe rivlerësim i sjelljes karshi mjedisit

“Duhet një fond emergjent për komuna, jo për nivel qendrorë, në mënyrë që kjo burokraci të shkurtohet dhe që qytetari të përfitojë sa më shpejt që është e mundur”.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës thotë se Qeveria ende nuk ka filluar të kompensojë dëmet dhe ende nuk dihet kur do të fillojë një gjë e tillë.

Në bazë të raporteve preliminare, kryetari i komunës së Skenderajt ka deklaruar se dëmi financiar në këtë komunë tejkalon shifrën e 15 milionë eurove.

Bahtir Maxhuni, drejtor i emergjencave në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka thënë se shifra e dëmeve është mbi 14 milionë euro.

Ndërsa kryetari i Klinës, Zenun Elezaj kishte deklaruar se në bazë të raporteve preliminare dëmi në këtë komunë vlerësohet të jetë rreth 9.5 milionë euro.

Derisa mbi tre milionë euro është vlera e dëmeve në komunën e Istogut, pas vërshimeve dhe përmbytjeve të fundit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori