LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka filluar ende renovimi i shtëpive të dëmtuara nga vërshimet

Nuk ka filluar ende renovimi i shtëpive të dëmtuara nga vërshimet

Shtëpitë e qytetarëve në Skenderaj që u dëmtuan nga vërshimet, nuk kanë filluar ende të rinovohen. Komuna po arsyetohet se po pret ende ndihmë nga Qeveria e Kosovës. Megjithëkëtë, thonë se po mundohen të fillojnë renovimet edhe nga fondet e mbledhura.

Shtëpia e tyre nuk ka kushte për jetesë normale. Andaj familja Sadiku përkohësisht qëndron te të afërmit e tyre.


Dëmet që i shkaktoi shiu i madh në komunën e Skenderajt, dëmtoi shtëpinë e kësaj familje dhe kjo nuk është shtëpia e vetme që ka mbetur e pabanueshme.

Sipas kryefamiljarit, dëmi në shtëpinë e tij ka shkuar në 12 mijë euro, e për ta kthyer vetë në gjendjen e mëparshme e ka të pamundur.

“Krejt familjën brenda i kam hjek prej dhomës, tani prej një dhome tjetër i kam bartë të djali e ka ma naltë shtëpinë, e aty jemi te strehum, uji ma prishi bunarin, njëfar duvari, nifar fllaniku, kerrin edhe krejt senet brenda çka i kam pas”, ka thënë Jahir Sadiku, qytetar.

Sadiku ka theksuar se akoma paguan për investimet tashmë të shkatërruara.

“Edhe me një kredi ende e kom që e kam investu në të, 100 euro e marr pension, çka me bo me to, a me majt familjën apo me rregullu shtëpinë”, ka vijuar ai.

Por, me sa duket intervenimi në këto shtëpi nga komuna nuk do të bëhet dhe aq shpejt.

“Marrë parasysh kohën e dimrit, intervenimi nuk do të jetë i menjëhershëm, raportin e vlerësimit të dëmeve do ja procedojmë edhe Qeverisë pasi që janë të obliguar me legjislacionin në fuqi të na ndihmojnë”, ka thënë kryetari i Skenderajit, Fadil Nura.

Derisa Qeveria të ndërmerr diçka, Komuna po mundohet të gjejë zgjidhje edhe ndërmjet fondacioneve.

“Ne si komunë me buxhetin që e kemi edhe pse deri në qershor nuk mundemi me bo ridestinimin e mjeteve por krahas kësaj ne kemi hapur një fond i cili po mbushet cdo ditë dhe po tentojmë ti fillojmë renovimet sa më shpejt”, ka vijuar Nura.

Qytetarët të cilët kanë mbetur pa banim janë akoma në banesat sociale të Skenderaj dhe në shtëpinë e pleqve./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori