Zlatan Ibrahimovic do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të martën dhe sipas Sky Sport Italia, mund të mungojë në dy prej tri ndeshjeve të mbetura të sezonit.

39-vjeçari u largua në pjesën e dytë të ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe Milanit, për shkak të problemeve me gjurin.

Në konferencën për shtyp pas takimit, Stefano Pioli deklaroi se lëndimi i veteranit nuk duket serioz.

(Foto: Instagram/iamzlatanibrahimovic)

Sipas mediave italiane, Ibra do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore nesër (e martë) për të vlerësuar se kur mund të luajë.

Cagliari dhe Torino janë dy ndeshjet, në të cilat mund të mungojë Zlatani, por pritet të kthehet në sfidën e fundit të sezonit ndaj Atalantas.

Edhe pse nuk ka luajtur në 16 ndeshje të këtij sezoni, Milani vendosi t’ia rinovonte kontratën deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/