LAJMI I FUNDIT:

Ibishi: Vuçiqi po bën luftë psikologjike duke mobilizuar xhandarmërinë, ai e di deri ku mund të shkojë

Ibishi: Vuçiqi po bën luftë psikologjike duke mobilizuar xhandarmërinë, ai e di deri ku mund të shkojë

Eksperti i sigurisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Ibishi e konsideron të qëlluar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat me Serbinë.

Ibishi në RTV Dukagjini thotë se situata në veri mund të jetë e rrezikshme sidomos gjatë orëve të natës ku sipas tij një incident i vogël mund të sjellë deri në eskalimin e situatës.


“Protestuesit serb duket se janë shumë të strukturuar dhe jo rastësisht janë grumbulluar menjëherë në pikat kufitare”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Eksperti thotë se reagimi me kohë i njësive speciale ka mundur të mbajë gjendjen nën kontroll.

“Po të kishte vetëm policë kufitarë e doganierë, përsëri do të kalleshin pikat kufitare siç ka ndodhur më parë, por raporti i forcave e ka evituar një situatë të tillë”.

Ai thotë se policia ishte e pajisur mjaft mirë me pajisje armatimi për të përballuar çdo lloj reagimi vandalist të protestuesve.

Ibishi shton se lëvizja e ushtrisë nga Vuçiqi është vetëm veprim politik, pasi sipas tij ai e di ku është kufiri me Kosovën.

“Vuçiqi e di se deri ku mund të shkojë. Ai e di që nuk mund të shkelë tërësinë territoriale të Kosovës pasi aty e pret NATO. Ata e kanë pësuar njëherë nga NATO, nëse vijnë mund ta pësojnë edhe njëherë tjetër”.

Eksperti i sigurisë thotë se Serbia po bënë luftë psikologjike duke mobilizuar xhandarmërinë.

“Është një luftë psikologjike dhe speciale, pasi KFOR-i është edhe mision i Kombeve të Bashkuara në bazë të rezolutës 1244”, shtoi tutje Ibishi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori