LAJMI I FUNDIT:

‘Ia prishën qetësinë’, momenti i tmerrshëm kur një hipopotam ‘i zemëruar’ ndjek anijen e turistëve në Kenia

‘Ia prishën qetësinë’, momenti i tmerrshëm kur një hipopotam ‘i zemëruar’ ndjek anijen e turistëve në Kenia

Ky është momenti i tmerrshëm kur një hipopotam i zemëruar ndoqi një skaf me turistë për t’i detyruar ata të largoheshin nga territori i tij në Liqenin Victoria, Kenia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë katër hipopotamë duke shijuar me qetësi ujin ndërsa anija afrohet para se njëri nga ata të sulmojë turistët.


Gjitari bën një tingull “të zemëruar” kur kërcen përpara dhe fillon të ndjekë varkën turistike.

Pamjet tregojnë hipopotamin duke u rrëshqitur nëpër ujë ndërsa turistët e shokuar fillojnë të tërhiqen nga frika.

Kafsha masive zhduket nën ujë ndërsa vazhdon ndjekjen, duke dalë në sipërfaqe vetëm pak për të marrë frymë.

Pamjet thuhet të jenë bërë të premten nga Dicken Muchena, 27 vjeç, i cili ishte hedhur në skaf me tre shokë duke shpresuar të shikonin një hipopotam.

Kjo është hera e dytë në gjashtë muaj që Muchena, një mësues i Gjeografisë, ndiqet nga një kafshë e zemëruar safari në Kenia.

Në dhjetor, ai u ndoq nga një gjirafë e madhe ndërsa ishte në një turne në xhungël në Masai Mara Game Reserve në Kenia.

Në atë kohë, ai tha se besonte se kafsha i kishte gabuar ata me “armiq” dhe e përshkroi takimin si “të frikshëm”. /Telegrafi/