LAJMI I FUNDIT:

27 vjeçarit iu prenë gishtat me drapër shkaku i borxhit prej 10 eurove – i caktohet një muaj paraburgim të miturit nga Gjilani

27 vjeçarit iu prenë gishtat me drapër shkaku i borxhit prej 10 eurove – i caktohet një muaj paraburgim të miturit nga Gjilani

Gjykata Themelore e Gjilanit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, për caktimin e e masës së paraburgimit për të miturin F.I (viti i lindjes 2005), i cili dyshohet më 22 tetor të këtij viti, shkaku i një borxhi prej 10 eurove i preu dy gishtat e dorës viktimës, R.A (1995).

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate, Sabit Shkodra.


“Ju njoftoj se gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i caktuar masën e paraburgimit të miturit, në kohëzgjatje prej 30 ditë”, ka thënë Shkodra.

Ai ka shtuar se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, Policia e Kosovës në një përgjigje për Telegrafin ka dhënë detaje lidhur me rastin në fjalë.

Në përgjigjen e tyre thuhet se deri te rasti erdhi si pasojë e borxhit prej 10 eurove.

“Në lidhje me rastin “Lëndim i rëndë trupor” i cili ka ndodhur më datën: 22.10.2022  në Gjilan  në mes të dyshuarit (i mitur) F.I.(2005)  dhe viktimës R.A.(1995). Shkaku  i  kësaj ngjarje dyshohet të jetë borxhi në vlerën prej dhjetë (10) euro. Pas një debati verbal i dyshuari  e godet bashkë  me një shok të tij viktimën me grusht e pastaj e nxjerr një mjet të mprehtë (drapër) për ta goditur viktimën në qafë mirëpo viktima  në vetëmbrojtje  e  ngritë dorën   dhe i dyshuari pas goditjes  arrin ti ja pres (dëmtoj) dy gishtat e dorës viktimës dhe  nga ky  rast i dyshuari  ka ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Gjilanit.

Më tej policia ka njoftuar se i dyshuari ka qenë në arrati deri dje kur edhe është bërë arrestimi i tij. /Telegrafi/