Është diskutuar edhe në spektaklin e natës së sotme (e martë) raporti ndërmjet Romeo Veshajt dhe Meriton Mjekiqit.

Dyshja, të cilët kanë qenë miq të ngushtë, prej kohësh janë kthyer në rivalë të njëri-tjetrit.


Atyre i është publikuar edhe një klip, ku flasin për situatat e fundit që kanë ndodhur mes tyre.

Screenshot 32 9 Foto: Screenshot/YouTube

Prezantuesi nga Vlora thotë se marrëdhënia e tyre është thyer përfundimisht pasi nuk i kanë pëlqyer shumë gjëra të Meritonit.

“Marrëdhënia jonë është thyer përfundimisht”, u shpreh ai.

Screenshot 33 6 Foto: Screenshot/YouTube

Moderatori nga Kosova në anën tjetër iu drejtua Romeos: “Më ke vënë gjithnjë poshtë”.

Debati i tyre po vijon prej javësh dhe duket se nuk ka paqe, pasi vazhdimisht akuzojnë për çdo gjë, duke përmendur edhe njerëz nga jashtë. /Telegrafi/