Një burrë nga Baltimore fitoi një çmim prej 100,000 dollarësh nga një biletë lotarie me gërvishtje, që mori si dhuratë për Krishtlindje nga një mik.

Burri u tha zyrtarëve të lotarisë së Maryland-it, se ai dhe gruaja e tij morën secili një biletë gërvishtëse nga një mik për Krishtlindje.


“Shoku ynë i mirë na bëri dhuratë secilit prej nesh një biletë”, kujton lojtari, transmeton Telegrafi.

"E imja ishte një Snowflake Tripler. Prita derisa gruaja ime u pajis me të sajën, pastaj fillova të gërvishtja", shtoi ai.

Burri zbuloi atë që fillimisht dukej të ishte një çmim prej 10,000 dollarësh, por shpejt e kuptoi se ishte në të vërtetë 100,000 dollarë.

"Nuk e besoja. Thjesht nuk mund ta besoja atë që po shihja", tha ai.

Ai u largua përkohësisht nga festa që të mund të skanonte biletën e tij në një dyqan.

"Kur u ktheva në festë, festimi u ngrit disa shkallë", tha ai. /Telegrafi/