LAJMI I FUNDIT:

Hyundai vjen me kamionin me hidrogjen, që duket si “një tren i shpejtë” – çfarë bie në sy është “dera e fshehur” me inteligjencë

Hyundai vjen me kamionin me hidrogjen, që duket si “një tren i shpejtë” – çfarë bie në sy është “dera e fshehur” me inteligjencë

Hyundai ka treguar një kamion të rëndë pa shofer, me hidrogjen, i cili duket si një “tren i shpejtë”.

Por dizajni i tij me shkëlqim – që duket sikur nuk ka dyer dhe nuk tregohet se si mund të futesh brenda – lë vetëm një pyetje: si të futeni brenda?


Megjithëse mund të mos jetë e qartë menjëherë, pasagjerët në të vërtetë mund të përdorin një derë rrëshqitëse, e cila fshihet me inteligjencë, përcjell Telegrafi.

Koncepti për HDC-6 Neptun mund të duket futurist, por sipas vizionit të kompanisë rrugët e botës do të përmbyten nga ‘Fuel Cell Electric Vehicles’ deri në vitin 2030.

Zbuluar në Panairin e Automjeteve në Amerikë të Veriut, modeli është përgjigjja e Hyundai për një kamionë transporti me energji të pastër.

Pavarësisht se është një koncept pa shofer, dizajni i hollësishëm përmban një sallë pritjeje të madhe me ulëse në kabinën e kamionit, së bashku me një shkallë spirale dhe një derë rrëshqitëse.

Për më tepër, thuhet se automjeti madje thith ajër të ndotur dhe e pastron atë ndërsa shkon së bashku me një seri filtrash.

Makinat me energji hidrogjeni janë automjete elektrike që fuqinë gjenerojnë nga një seri e reagimit kimik midis hidrogjenit dhe oksigjenit.

Ndërsa ende po zhvillohet, teknologjia konsiderohet të jetë një mënyrë transporti mjedisor, pasi i vetmi produkt i mbeturinave që vjen nga gypi i makinës është uji.

Hyundai i Koresë së Jugut beson se do të ndërtojë 500,000 motorë hidrogjen të fuqishëm çdo vit deri në vitin 2030. /Telegrafi/