LAJMI I FUNDIT:

Hyundai Kona i ri me ngritje të lehtë çmimi, por shtim të lartë të sigurisë (Foto)

Hyundai Kona i ri me ngritje të lehtë çmimi, por shtim të lartë të sigurisë (Foto)

Ngritja e lehtë e çmimit, nuk duket asgjë me shtimin e lartë në sistemin e sigurisë

Prej se është lansuar në muajin mars, deri më tani janë shitur 24 mijë Kona, ndërsa kërkesat për këtë model janë shumë të mëdha, transmeton Telegrafi.


Në mënyrë që t’i kënaqë sa më shumë blerësit, Hyundai ka bërë përditësime në këtë model, i cili në vitin që vjen, do të jetë shumë më i sigurt. Vetëm se, do të jetë edhe pak më i shtrenjtë.

Modeli bazë SE, do ta ketë motorin 2.0 litra që prodhon 147 kuaj-fuqi, ndërsa energjinë e dërgon në të dy rrotat e përparme. Kjo makinë, do të kushtojë 19.190 dollarë, apo 490 dollarë më shumë se modeli paraprak.

Ngritja e çmimit, ka të bëjë me sistemin të teknologjisë së sigurisë Hyundai SamrtSense. Modeli Kona 2019, do ta ketë mundësinë e shmangies së përplasjes, asistentin e lëvizjes në shirit, si dhe paralajmërimet e ndryshme ndaj shoferit.

Pos rritjes së sistemit të sigurisë, për Hyundai Kona mund të kërkohet edhe ngjyra speciale Sunset Orange. /Telegrafi/