LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Me Serbinë ose bëhet dialog ose luftohet

Hyseni: Me Serbinë ose bëhet dialog ose luftohet

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skënder Hyseni, tha të martën se me Serbinë ose bëhet dialog ose luftohet, nuk ka gjendje të mesit.


Ai këto komente i ka bërë në mbledhjen e Komisionit për Siguri, duke theksuar se status quo-ja, në raportet Kosovë – Serbi, prodhon ngecje dhe frustrim.

“E frustrimi i njerëzve mund të prodhojë konflikt”, ka theksuar Hyseni.

Ministri i Brendshëm ka folur edhe për ndaljen e Haradinajt.

Sipas tij, është e papranueshme ndalja e Haradinajt nga autoritetet franceze, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia. /Telegrafi/