Hyseni kërkon njohjen e Kosovës nga Liga Arabe

Në këtë takim - që nga Ministria e Jashtme e Kosovës është cilësuar si i përzemërt dhe përmbajtjesor - Hyseni e ka njoftuar sekretarin Moussa se “”Kosova ka arritur shumë në planin e shtet-ndërtimit dhe se ajo është kthyer në faktor të fuqishëm stabiliteti në rajon”.
Ai i kërkoi sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe vendosjen e kanaleve të rregullta të komunikimit dhe kërkoi mbështetjen dhe njohjen e shtetit të Kosovës nga vetë Organizata, Liga e Shteteve Arabe, si dhe shtetet anëtare të Ligës.
Sekretari Moussa ndërkaq, siç theksohet në komunikatë, mirëpriti kërkesën e ministrit Hyseni që të vendoset një komunikim i rregullt.
Hyseni i kërkoi sekretarit Moussa që Kosovës t’i mundësohet prania në ngjarje që organizohen nga Liga Arabe me qëllim të përçimit të mesazhit nga Kosova përmes përfaqësuesve legjitimë të saj. /Telegrafi/











































