Hyseni: Investimi prej 1.9 milionë eurosh do ta modernizojë rrugën në Malësinë e Zhegovcit

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka vizituar Malësinë e Zhegovcit për të parë nga afër ecurinë e punimeve në një prej projekteve infrastrukturore që po realizohen në këtë zonë.
Hyseni bëri të ditur se projekti përfshin modernizimin e 10 kilometrave rrugë dhe financohet nga Ministria e Infrastrukturës me një vlerë prej 1.9 milionë eurosh.
Sipas tij, investimi do të lehtësojë qarkullimin e banorëve, do të rrisë sigurinë në trafik dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Malësisë së Zhegovcit.
"Ky projekt do të lehtësojë qarkullimin e banorëve, do të rrisë sigurinë dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik e turistik të kësaj zone me potencial të madh", ka shkruar Hyseni.
Në fund, kryetari i Gjilanit uroi banorët e Zhegovcit për realizimin e këtij investimi infrastrukturor. /Telegrafi/








































