Ministri në detyrë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i rrugës Lame–Kllokoq në komunën e Artanës.

Sipas Bashës, sot ka nisur asfaltimi i Segmentit A të kësaj rruge, në gjatësi prej 1.5 kilometrash, ndërsa punimet në këtë segment pritet të përfundojnë deri në fund të javës.


Projekti përfshin rikonstruktimin e gjithsej 3.4 kilometrave të rrugës Lame–Kllokoq, me vlerë të përgjithshme prej 687,811.53 eurosh.

Basha ka thënë se investimi synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve për qarkullim më të sigurt për banorët dhe pjesëmarrësit në trafik. /Telegrafi/