Nga mjegulla e atëhershme lotsjellëse dhe tashmë “pluhuri” që koha dhe ngjarjet hodhën mbi demonstratat e ’81-ës, pjesëmarrësve të tyre u kujtohet më shumë njëra nga parullat që ndoshta edhe e deformuar ka ardhur deri në kohën tonë me fjalët “Republikë, Kushtetutë, ja me Hatër, ja me Luftë!”
Ata që i njohin zhvillimet në Kosovë këtë parullë mund ta konsiderojnë edhe profetike, pasi e dinë që në fillim ishte rezistenca paqësore-“hatri” dhe pastaj erdhi lufta si përpjekje e fundit.
Hydajet Hyseni, njëri nga organizatorët e demonstratave të vitit 1981 thotë se parullat e atëhershme u vërtetuan nga koha si të qëlluara.
“Në këtë kuadër ishte edhe parulla ‘Vetëvendosje, Kushtetutë, ja me Paqe, ja me Luftë” që doli spontanisht nga protestuesit që ishte shprehje edhe e traditës shqiptare”, thotë Hyseni për KALLXO.com.
Ai këtë parullë e lidh me një thënie të Sami Frashërit.
“Sami Frashëri, ideologu i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare thoshte njëqind e sa vjet më parë ta kërkojmë me të mirë, po edhe pushkën ta kemi plot, meqë në proceset historike sidomos me pushtuesit nuk ka të drejtë, nuk ka shumë moral, e atëherë duhet të jenë të përgatitur edhe për alternativën tjetër të padëshirueshme, po sipas të gjitha gjasave të pashmangshme”, shpjegon Hyseni.
Ai thotë se disa nga parullat e para 36 vjetëve edhe sot janë aktuale.
“Për shembull ishte parulla ‘Jemi Shqiptarë, jo Jugosllavë’. Ishte përgjigje e përpjekjes që në emër të njëfarë patriotizmi jugosllav të tjetërsohej identiteti shqiptar, një sfidë që ka mbetur edhe sot e gjithë ditën në qarkullim në laboratorët e luftës antishqiptare”, mendon Hyseni.
Për Hysenin, demonstratat dhe parullat e 81-ës nuk synonin t’ua merrnin lirinë të tjerëve, por u zhvilluan që të drejtat për të gjithë të ishin të barabarta.
“Në thelbin e tyre kërkesat ishin jo vetëm kombëtare, çlirimtare, por pa urrejtje ndaj të tjerëve, pa shovinizëm, pa pretendime për të kufizuar liritë e të tjerëve, ose për t’u marrë liri tjerëve”, shpjegon Hyseni.
Për demonstratat që në marsin e 81-ës nisën si pakënaqësi sociale me ushqimin në Mensën e Studentëve, për t’u kthyer më pas gjatë këtij muaji dhe në prill në revoltë me përmasa politike, përveç që mendohet se shënuan nisjen e rrugës së ndarjes së Kosovës nga ish-Jugosllavia, ka mendime se edhe nuk e zgjodhën kohën e përshtatshme për të shpërthyer.
Hyseni thotë se Republika e Kosovës nuk ishte qëllimi i fundit i demonstratave.
“Ç’është e vërteta, republikën atëherë ne nuk e mendonim si qëllim të fundit, e mendonim si një shkallare në shkallët e zgjidhjes së çështjes shqiptare, prandaj e kërkonim si bazë statusin e njëjtë”, thotë Hyseni.
Ai tregon se edhe atëherë organizatorët e dinin se edhe po të pranohej kërkesa për republikë, nuk do të zgjidheshin të gjitha problemet.
“Nuk ka pasur shumë iluzione se me ta bërë republikën, pastaj do të zgjidhen të gjitha çështjet, po krijohej baza për t’i zgjidhur”, shpjegon Hyseni.
Kështu Hyseni e sheh edhe republikën-shtetin e shpallur në 2008-ën.
“Unë mendoj që në këtë proces duhet parë edhe situatën e tashme. Është bazë e fortë për zgjidhjen e problemeve të pazgjidhura, të cilat janë të llojllojshme”, thotë Hyseni.
Ai është optimist për të ardhmen.
“Nëse ruhet tendenca e përgjithshme e ecjes përpara, avancimit, atëherë konsiderohet që është proces i drejtë. Unë jam optimist që megjithatë ne ecim në atë rrugë, po ka edhe zhgënjim të arsyeshëm më të drejtë”, e sheh gotën gjysmë të mbushur Hyseni.
Druri nga ku ai me altoparlant iu drejtua pjesëmarrësve të demonstratës në vitin 1981, është ende në këmbë.
Hyseni flet për këtë dru, por nuk dëshiron që demonstratës t’i japë karakter personal.
“Ka qenë një vend që për mendimin tim ka kuptimin e vet, sepse ishte një foltore e pazakonshme, e improvizuar, në pamundësi për të pasur një vend më të përshtatshëm”, thotë Hyseni./Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë ndodhi në natën tragjike në Lipjan? Deklaratat e policëve të dyshuar për "vrasje nga pakujdesia"

Përballja financiare mes Radicant dhe BLKB-së: Çfarë ndikimi pati kompania kosovare Numarics?

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Rasti i Agon Zejnullahut, komandanti i policisë në Lipjan: Kam ofruar dorëheqje - nuk jam shkarkuar

Pas largimit të Argjent Gashit, Brahim Shatrolli merr komandën e Policisë në Lipjan

Dosja e Prokurorisë: Një prokuror e një gjyqtare në vendngjarje si dëshmitarë- rrëfimi i tyre për rastin dhe sjelljet e Agon Zejnullahut në natën kritike

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë