LAJMI I FUNDIT:

Hynë në shtëpi pa ‘trokitur’, shoferi i Tesla përplaset në garazhin e shtëpisë

Hynë në shtëpi pa ‘trokitur’, shoferi i Tesla përplaset në garazhin e shtëpisë

Shoferi i Tesla Model 3 u aksidentua dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Incidenti ndodhi në Kaliforni, dhe shoferi i makinës së tij Tesla Model 3 ishte aktori kryesor, duke humbur kontrollin e makinës, ai u përplas në garazhin e një shtëpie dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.


Policia nuk arriti ta kapë atë dhe hoqi dorë shpejt nga ndjekja, dhe sipas mediave amerikane, kjo nuk ishte për shkak se shoferi po shkonte shumë shpejt.

Shoqëruesi i tij mbeti në vend dhe zjarrfikësit e mbajtën atë në vend dhe e ndihmuan sepse kishte disa lëndime të lehta. /Telegrafi/