Dy vendimet e Qeverisë për lirimet nga taksat doganore për lëndë të para për prodhuesit vendor kanë hynë në fuqi më 1 janar të këtij viti.
Vendimi kryesor parasheh që të gjithë prodhuesit të lirohen nga pagesa e taksës doganore dhe TVSH-së, për lëndën e parë gjysmë produktet, si dhe produktet të tjera të cilat ata i fusin në funksion të prodhimit të tyre.
Kështu kanë thënë për KosovaPress, përfaqësues nga dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).
Nait Sharku nga ATK-ja, ka thënë se këto dy vendime e obligojnë Administratën Tatimore dhe Doganën të bëjnë të gjitha përgatitjet që nga 1 janari këto vendime të hyjnë në fuqi.
Administrata tatimore i ka bërë të gjitha përgatitje në bashkëpunim me doganën dhe nga 1 janari gjitha bizneset janë duke i shfrytëzuar këto të drejta që i takojnë me këto dy vendime të Qeverisë.
“Siç jeni të njoftuar Qeveria e Kosovës, në vazhdën e përkrahjes së biznesit ka marrë dy vendime në fund të vitit 2017-të. Vendimi 13-14/7, që ka të bëjë me lirim për lëndë e parë dhe pajisjet e teknologjisë informative nga dogana dhe akciza. Këto dy vendime e obligojnë Administratën Tatimore dhe Doganën të bëjnë të gjitha përgatitjet që nga 1 janari këto vendime të hyjnë në fuqi. Administrata tatimore i ka bërë të gjitha përgatitje në bashkëpunim me doganën dhe nga 1 janari gjitha bizneset janë duke i shfrytëzuar këto të drejta që i takojnë me këto dy vendime të Qeverisë“, tha Sharku.
Ai ka shtuar se këto vendime stimulojnë prodhuesit vendor.
“Kryesisht këto dy vendime kanë të bëjnë me stimulimin e prodhuesve vendor dhe gjithë atyre investitorëve që prodhojnë në Kosovë dhe ka të bëjë me lëndën e parë e cila hynë në proces të prodhimit dhe këto lëndë të para bazuar në bazën ligjore që ka Kosova deri më tani kanë paguar dhe akcizën, ndërsa nga 1 janari ata nuk do të paguajnë doganë për lëndë të parë dhe po ashtu nuk do të paguajnë akcizë për të gjitha burimet e energjisë që ata i shfrytëzojnë në proces të prodhimit. Këto dy vendime të Qeverisë drejtpërdrejt kanë për qëllim të ndihmojnë prodhimin brenda Kosovës”, tha Sharku.
Sipas tij, në të kaluarën prodhuesit kanë paguar 10 përqind doganë dhe pjesën e akcizës, varësisht nga produkti që ata e kanë importuar apo varësisht nga lënda e parë që ata e kanë përdorur.
Sharku sqaroi se më herët bazuar në ligjin për TVSH gjithë prodhuesit kanë qenë të liruar në importim për pjesën e TVSH-së dhe ata do të vazhdojnë edhe me këto dy vendime të shfrytëzojnë të drejtën që e kanë pasur para vitit 2018-të.
Po ashtu, ai tha se paraqiten edhe reforma të tjera të cilat gjatë vitit 2018-të, Ministra e Financave do t’i përfshijë brenda legjislacionit që është pjesë e pakos 2 fiskale.
“Ku janë pjesa e ligjeve që lidhen me tatime që ka të bëjë me tatime në të ardhura personale dhe në tatim në të ardhura në korporata, pjesa e ligjit të TVSH-së dhe po ashtu parashihet të plotësohet edhe kodi doganor. Gjithë këto në funksion të zhvillimit ekonomik dhe funksion të përkrahjes së biznesit për të lehtësuar të bërit biznes në Kosovë”, tha Sharku.
Edhe Dogana e Kosovës, sipas zëdhënësit Adriatik Stavilecit, ka filluar me zbatimin e dy vendimeve të cilat i ka lëshuar zyra e kryeministrit, respektivisht kryeministri.
“Këto dy vendime janë në favor të biznesit, respektivisht të prodhuesve vendor, pasi iu ofrojnë një gamë të gjërë të lehtësive që produktet e tyre t’i plasojnë sa më lehtë dhe me kosto sa më të ulët. Vendimi kryesor parasheh që të gjithë prodhuesit të lirohen nga pagesa e taksës doganore dhe TVSH-së, për lëndën e parë gjysmë produktet, produktet të tjera të cilat ata i fusin në funksion të prodhimit të tyre. Për këtë arsye por si procedurë duhet fillimisht të merret një autorizim në ATK, që kompania e caktuar është prodhues. Po normalisht ky autorizim e liron nga taksa e TVSH-së , respektivisht e bënë shtyrjen e TVSH-së dhe derisa mund të aplikohet përsëri për shtyrjen e taksës doganore”, tha Stavileci.
Stavileci tha se deri tani kanë përfituar 140 kompani prodhuese e që ky numër pritet të rritet në të ardhmen.
“Në bazë të informatave që kemi pasur nga shlyerja e TVSH-së që ka qenë në pakon fiskale të kaluar. numri ka mbërri deri në 140 kompani por ne presim që në të ardhmen për arsyet se tani kanë shumë më shumë lirim dhe shumë më shumë mundësi. Një nga mundësit tjera që iu ka krijuar ky vendim është edhe që gjithë makineria, pajisjet për prodhim janë të liruara nga taksat edhe ato mund të futen përmes këtyre autorizimeve. Ne presim që ky numër të vazhdoj të rritet, gjë që është shumë pozitive për ekonominë e Kosovës”, tha Stavileci.
Ai tha se me këto vendime do të hiqet taksat doganore për lëndë e parë, gjysmë produktet, pajisjet për prodhim dhe IT, të cilat përdoren nga kompanitë prodhuese. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert