LAJMI I FUNDIT:

Huti në Komunën e Tetovës, koncerti dhe dezinsektimi në orë të njejta (Foto)

Huti në Komunën e Tetovës, koncerti dhe dezinsektimi në orë të njejta (Foto)

”Vera e Kulturës Tetovare” parasheh që më 20 korrik (e enjte) të mbahet nata e dytë e koncerteve në sheshin e Tetovës ku do të këndojnë Big Mama dhe Latino Band. Kjo është pjesë e programit kulturoro-zbavitës të organizuar nga Komuna e Tetovës dhe e mbështetur nga disa subjekte.


Nuk do të jetë më rruga e ombrellave por sheshi i ombrellave në Tetovë (Foto)
Lexo po ashtu Nuk do të jetë më rruga e ombrellave por sheshi i ombrellave në Tetovë (Foto)

Në të njejtën kohë, Komuna e Tetovës me një njoftim të dërguar deri tek Telegrafi Maqedoni, dëshiron të informojë qytetarët që mos të dalin nëpër rrugët e Tetovës pasi do të bëhet dezinsektimi i parë nga toka për këtë vit.

Dezinsektimi është paramenduar të mbahet nga ora 22:00 deri në orët e mëngjesit në territorin e kësaj komune. Në njoftimin dërguar mediave për të informuar qytetarët thuhet mes tjerash ”Po ashtu është e nevojshme që qytetarët mos të dalin në rrugë për aq kohë sa zgjat trajtimi i qytetit si dhe ti largojnë veturat nga trotuaret para hapësirave të gjelbra me qëllim që ekipet të jenë në mundësi ta zbatojnë trajtimin në mënyrë të pandërprerë.”

Dy ngjarje, koncerti që bëhet në orët e mbrëmjes dhe dezinsektimi që fillon nga ora 22:00, shfaqin hutinë organizative. /Telegrafi/